Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Tom Barak, tha në një postim në X se Izraeli dhe Siria kanë rënë dakord për një armëpushim.

Barak, i cili shërben gjithashtu si i dërguar i posaçëm për Sirinë, shkroi në postimin e tij se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa ranë dakord për një armëpushim, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në postimin e tij ai shkruan:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, me mbështetjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Mark Rubio, ranë dakord për një armëpushim që u përqafua nga Turqia, Jordania dhe fqinjët e saj.

Ne u bëjmë thirrje druzëve, beduinëve dhe sunitëve të ulin armët dhe së bashku me pakicat e tjera të ndërtojnë një identitet të ri dhe të bashkuar sirian në paqe dhe prosperitet me fqinjët e tyre.

Kujtohet se të mërkurën Izraeli nisi sulme ajrore në Damask, ndërsa goditi forcat qeveritare siriane në jug, duke kërkuar tërheqjen e tyre. Tel Avivi thekson se po mbron druzët e Sirisë.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb