Izraeli goditi rrugët e aksesit në uzinën bërthamore Fordow në Iranin qendror, thanë sot Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Në një deklaratë me një rresht, IDF tha se kreu sulmet “me qëllim që të pengonte” aksesin në uzinën e pasurimit, të cilën SHBA-të e kishin sulmuar me bomba bunker-shkatërruese 36 orë më parë.

Ushtria izraelite sulmoi gjithashtu hyrjen e burgut famëkeq Evin të Iranit , sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit dhe lajmeve shtetërore iraniane, në sulmin e saj të fundit në kryeqytetin Teheran.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: