Të paktën 20 komandantë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë figura të rangut më të lartë në Gardën Revolucionare, janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli në territorin iranian të premten.

Lajmi raportohet nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke iu referuar dy burimeve rajonale.

Sipas raportimit, ndër viktimat është edhe Amir Ali Hajizadeh, komandanti i njësisë së Forcave Hapësinore të Gardës Revolucionare, një nga figurat më të rëndësishme në strukturën ushtarake dhe strategjike të Iranit.

Këto sulme përbëjnë një nga operacionet më të rënda dhe më të drejtpërdrejta të Izraelit ndaj lidershipit ushtarak iranian, duke rritur ndjeshëm tensionet mes dy vendeve dhe duke shtuar rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb