Kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, Mohammad Kazemi, dhe zëvendësi i tij, janë vrarë në një sulm ajror të ndërmarrë nga Izraeli, raporton agjencia shtetërore iraniane Tasnim.
Kazemi drejtonte Organizatën e Inteligjencës së IRGC-së, një nga dy agjencitë kryesore të sigurisë kombëtare në Iran. Vdekja e tij përbën një goditje të rëndë për strukturat e sigurisë iraniane.
Sipas të njëjtave burime, ky sulm është pjesë e një fushate më të gjerë të Izraelit që synon objektiva strategjikë iranianë, përfshirë baza ushtarake dhe figura kyçe të programit bërthamor. Deri më tani, Tel Avivi ka ekzekutuar gjithashtu 14 shkencëtarë të përfshirë në projektet bërthamore të Teheranit.
Mes viktimave të përmendura janë emra të njohur si Fereydoon Abbasi (inxhinier bërthamor), Mohammad Mehdi Tehranchi (fizikant), dhe Ali Bakhouei Katirimi (inxhinier), përveç të tjerëve që mbulonin fusha kyçe si kimia, materialet dhe teknologjitë reaktoriale.
