Siç edhe paralajmëroi më herët Izraeli po zgjeron pushtimin e tij në Libanin jugor. Forcat ushtarake izraelite deklarojnë se synojnë të godasin grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani. Gjithashtu ushtria izraelite pa paralajmëruar sërish banorët në gjashtë fshatra të evakuohen përpara operacioneve të mundshme.

Urdhri i evakuimit është i pari që lëshohet për fshatrat Zalaya, Lbaya, Yahmar, Sahmar, Qalaya dhe Dalafi.

“Për sigurinë tuaj, ju bëjmë thirrje që të zhvendoseni menjëherë në veri të qytetit Qaraoun (Bekaa)”, tha Avichay Adraee, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe.

Operacioni izraelit në Liban është kritikuar pasi më shumë se një milion njerëz, një e pesta e popullsisë së vendit, janë zhvendosur nga luftimet.

Zëvendëskryeministri libanez, Tarek Mitri, i tha Sky News javën e kaluar se kishte “frikë të vërtetë” se vendi po shndërrohej në një Gazë tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: