Ushtria izraelite njoftoi se më shumë se 80 avionë luftarakë kanë përfunduar një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave ushtarake në Teheran dhe në zona të tjera të Iranit qendror.

Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se operacioni kishte në shënjestër infrastrukturë ushtarake, përfshirë lançues raketash dhe objekte të tjera që, sipas tyre, i përkasin regjimit iranian.

“Mbi 80 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kanë përfunduar një valë të mëtejshme sulmesh kundër infrastrukturës që i përket regjimit terrorist iranian”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Sipas IDF-së, sulmet janë kryer ndaj disa objektivave strategjike në kryeqytetin Teheran dhe në rajone të tjera të Iranit qendror, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme ushtarake.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb