Ushtria izraelite ka hedhur poshtë akuzat për abuzime ndaj aktivistëve të ndaluar nga Flotilja Globale Sumud gjatë operacioneve detare pranë Gazës, duke deklaruar se të gjitha procedurat janë kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Në një deklaratë për mediat, njësia e zëdhënësit të Ushtrisë Izraelite s tha se aktivistët ishin nën mbikëqyrjen e personelit të burgjeve dhe policisë në portin e Ashdod dhe se urdhrat e ushtrisë kërkojnë trajtim “të respektueshëm dhe të përshtatshëm” të personave të ndaluar.
Sipas ushtrisë izraelite, anijet e flotiljes u ndaluan pasi kishin refuzuar disa thirrje radio për të ndryshuar kursin. Më pas, ushtarët e marinës kryen kontrolle sigurie mbi aktivistët, u dhanë jelekë shpëtimi dhe i transferuan ata drejt portit të Ashdodit, ku kontrollet vazhduan nga autoritetet izraelite.
IDF theksoi se nuk është në dijeni të ndonjë shkeljeje konkrete të procedurave dhe shtoi se çdo ankesë do të hetohet plotësisht.
Autoritetet izraelite argumentojnë se zona detare pranë Rripit të Gazas i nënshtrohet një bllokade detare të vendosur për arsye sigurie dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve terroriste.
