Ushtria izraelite ka deklaruar se goditur një bazë në Iran. Sipas Izraelit objekti i goditur kishte për qëllim zhvillimin e punimeve për armë bërthamore.

Sipas mediave ndërkombëtare, për avionë luftarakë kanë synuar kompleksin sekret “Min-Zedai”, një strukturë nëntokësore ku vepronte grupi i armëve bërthamore i Iranit nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Nga ana tjetër Irani ka deklaruar se është i gatshëm për një luftë afatgjatë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe se ende nuk i ka përdorur armët e tij më të përparuara.

“Ne kemi aftësinë të rezistojmë dhe të vazhdojmë një mbrojtje agresive për një periudhë më të gjatë kohore sesa ajo që (armiku) ka parashikuar për këtë luftë që ka imponuar”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, gjenerali Reza Talai-Nik .

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb