Ministria e Jashtme e Izraelit tha të hënën se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është një “tiran” si babai i tij i vrarë dhe do të vazhdojë atë që e përshkroi si “brutaliteti i regjimit” iranian.
Në një postim në X ku shfaqej një fotografi e Mojtaba Khamenei-t dhe babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei-t, duke mbajtur armë, ministria shkroi: “Mojtaba Khamenei. Si i Ati, si i Biri”.
“Duart e Mojtaba Khameneit janë tashmë të njollosura me gjakderdhjen që përcaktoi sundimin e babait të tij. Një tjetër tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit iranian”, tha ministria, në reagimin e parë të Izraelit ndaj përzgjedhjes së Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem pas vrasjes së babait të tij më 28 shkurt në sulmet izraelite.
