Vrapi të ndihmon të dobësohesh, ngadalëson plakjen, prodhon endrofinë. Por mbi të gjitha është një sport ekonomik. Janë të paktën 10 arsyet për të vazhduar vrapin për ata që e kanë nisur tashmë, por edhe për ata që nuk vrapojnë.

1- Vrapi ka kosto të ulët. Mjaftojnë një palë atlete të mira dhe një rrugë e mirë. Lamtumirë abonimeve në palestra. Vrapi është ekonomik dhe shkon sa herë të duash.

2- Vrapi është i shëndetshëm. Duke bërë vrap, ti qendron në ajër të pastër, nuk rri i mbyllur brenda një palestre. Thith ajër të pastër, ndërsa oksigjenon trupin e mendjen.

3- Vrapi ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of American College of Cardiology”, vrapi ul deri në 45% rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Arsyeja? Lëvizja përmirëson presionin e gjakut dhe kolesterolin e mirë (HDL)

4- Me vrapin dobësohesh në mënyrë të shpejtë. Është mënyra më e mirë për të djegur kalori. Kjo është metoda më e mirë për të djegur kalori. Të bësh një orë vrap, djeg nga 700 deri në 800 kalori. Ndër të tjera rrit tolerancën për sheqernat, parandalon mpiksjen e gjakut, rregullon metabolizmin.

5- Vrapi forcon kockat. Është e provuar që të vraposh 15 minuta 3 herë në javë ul rrezikun e osteoperozës me rreth 40%.

6- Vrapi prodhon endrofinën. Pra, lamtumirë stres, ju sjell humorin e mirë.

7- Vrapi të ndihmon të flesh më mirë. Duke rritur prodhimin e seratoninës në tru, ndikon në cilësinë e gjumit. Pra kush merret me vrap nuk vuan nga pagjumësia.

8- Vrapi ndihmon për të luftuar kancerin. Me anë të vrapit ulet rreziku për tumore, pasi lufton mbipeshën, rrit imunitetin, ul nivelin e insulinës në gjak, lufton disa lloj hormonesh përgjegjës për tumoret

9- Vrapi redukton plakjen. Pas moshës 20 vjeçare prodhimi natyral i hormonit të rritjes
(HGH, Human Growth Hormone) fillon të zvogëlohet, për të ndaluar fare tek të 40-tat. Mënyra e vetme për të mos bllokuar përfundimisht bllokimin e këtij hormoni është të praktikosh sport, veçanërisht vrapin

10- Vrapi përmirëson vetëvlerësimin. Teksa rritet rezistenca fizike, personi fillon të besojë më shuam tek vetja, rrit vetëvlerësimin.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: