Aktorja, Amy Adams ekspozonte gjoksin e saj me një uniformë të Hooters, para se të bëhej e famshme. Ylli i filmit “Big Eyes”, e cila ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në një film komedi apo muzikal në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes të dielën, ka pranuar se dikur vishte pantallonat e ngushta portokalli në barin e famshëm sportiv, para se të bëhej e suksesshme në Hollivud.
Bukuroshja flokëkuqe ka zbuluar se puna si kameriere ishte një mënyrë shumë e mirë për të fituar para pas diplomimit nga shkolla e mesme.
“Ishte një punë shumë e mirë pas shkollës së mesme, unë isha fillimisht pritëse e klientëve, e më pas punova si kameriere për një kohë, dhe kjo ishte mënyrë e shkëlqyer për të fituar para për të blerë një makinë”- ka shpjeguar ajo.
(er.cu/BalkanWeb)
