DUBAI – Mediat kanë publikuar një video ku duket si është shkatërruar hoteli luksoz në Dubai, pas zjarrit që e përfshiu natën e ndërrimit të viteve.
Flakët përfshinë ndërtesën 300 metra të lartë në qendër të Dubait, pranë kullës më të lartë në botë, Burj Khalifa. Motivet e rënies së tij janë ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi në prag të spektaklit të fishekzjarreve që u lëshuan me rastin e ndërrimit të viteve nga kulla Burj Khalifa.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: