Autori i emisionit “Vetting” në News24, Ardian Bushi, i ftuar në Log,  moderuar nga Endri Xhafo, kujtoi  ditët e para të rrethimit të godinës së televizionit, të cilin ai e quajti  të qëllimshëm dhe që kishte si shkak asgjësimin e dosjeve të emisioneve investigative.

“Në dhjetë emisione të Vetting kemi denoncuar aferat dhe korrupsionet në vend. Mënyra se si veproi policia dhe ushtria të bënte që të dyshohej që në fillim, pasi qëllimi ishte asgjësimi i dosjeve”, tha autori i Vetting Ardian Bushi.

Por, disa ditë më pas, Bushi tha se kur gjykata e Tiranës i dha të drejtë gazetarëve të aksesonin ambientet e punës, ai hyri të filmojë në ambientet e brendshme duke kërkuar nga punonjësit e kompanisë “KAYO” që të flisnin para kamerës nëse do ta zbatonin vendimin e gjykatës.

Bushi tha se në emisionet e ardhshme do të transmetojë pamje nga filmimet që ka bërë në datën 13 gusht, kur hyri sipas vendimit të gjykatës të tërheqë dosjet e emisionit investigativ “Vetting”.

“Unë kur hyra, kërkova që të zbatohej vendimi i gjykatës. Kam kërkuar me insistim dhe kjo do të jetë në transmetim se si m’u përgjigjën punonjësit e KAYO, xhirimet që kam bërë brenda do bëhen publike, por sapo hyra mu shmangën s’donin të vinin përballë.

Ata  insistuan që ne të mos hynim me telefona, kërkonin të mos hyjnë femrat, kishin frikë se mos kishin fshehur kamerat.

I jam drejtuar drejtuesit të policisë, është e filmuar që drejtuesi i policisë më thotë se më ka thirrur përmbarimi që mos tju lënë brenda”, tha autori i Vetting duke shtuar se, po të ishin paraqitur ato pamje ishte neveri.

Mw tej ai tha se, në emisionin e radhës së Vetting, protagonistë do të jenë  dirigjentët e sulmit të News24, Ceno Klosi dhe Belinda Balluku.

Ardian Bushi: Në dhjetë emisione të Vetting kemi denoncuar aferat dhe korrupsionet në vend. Mënyra se si veproi policia dhe ushria të bënte që të dyshohej që në fillim, pasi qëllimi ishte asgjësimi i dosjeve. Atë që kisha merak, kishte ndodhur. Jam i bindur se prokuroria ka nisur hetimet. Mua nuk m’u lejua të futem në zyra, pikërisht për këtë arsye, pasi ishte shqyer zyra ku ishin dosjet tona.

Një vjedhje amatoreske, pasi më pas kishin marrë tavolina dhe karrike. Ne kemi pasur edhe dosje të tjera që kishim në proces, pasi synimi ishte të dilnim në shtator me emisioni të tjera, ku në qendër është korrupsioni, sic është ajo e Ballukut, e Klosit dhe shumë funksionarëve të tjerë. Por ne do të vazhdojmë misionin tonë, nuk do të ndalemi.

Përvoja më ka bërë që gjërat ti dokumentoj, por nga ana profesionale dua ta dokumentoj që nesër të përgjigjem para drejtësisë.

Unë kërkova që të zbatohej vendimi i gjykatës. Ajo që më bëri përshtypje tek përmbaruesit që kishin ardhur, bëhet fjalë për datën 13 gusht dhe mënyra ishte pa kuptim. Ata u futën nga dera e pasme dhe jo nga dera kryesore.

Unë kur hyra kërkovaa që të zbatohej vendimi i gjykatës. Kam kërkuar me insistim dhe kjo do të jetë në transmetim se si mu përgjigjën punonjësit e KAYO, xhirimet që kam bërë brenda do bëhen publike, por sapo hyra mu shmangën s’donin të vinin përballë. Kërkova që të përgjigjeshin nëse do zbatonin vendimin e gjykatës. I kërkova policisë jashtë që të më shoqëronin. Ata që insistuan që ne të mos hynim me telefona, kërkonin të mos hyjnë femrat, kishin frikë se mos kishin fshehur kamerat.

Nëse ju sna lejoni të dokumentojmë ngjarjen thirreni policinë ta faktojë ajo. Ne sipas vendimit të gjykatës duhet të hynim për të marrë sendet personale. Të gjithë punonjësit e KAYO-s kishin telefona.

Unë nuk doja të dilja, kërkova zbatimin e ligjit. Erdhën 100 policë për të nxjerrë 3 veta.

I jam drejtuar drejtuesit të policisë, është e filmuar që drejtuesi i policisë më thotë se më ka thirrur përmbarimi që mos tju lënë brenda

Po të ishin paraqitur ato pamje ishte neveri.

Në emisionet e ardhshme do të kemi personazhet që dirigjuan gjithcka, që nga zvkryeministrja, por vec kësaj VETING do të sjellë shumë shpejt pranë asaj si Ceno Klosi që do të marrë mandatin e deputetit. ,dhe ky është absurdi që ata që janë faktuar se kanë vjedhur abuzuar marrin pushtet, njësoj si Ardi Veliu, dhe ai vartës i Ballukut.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb