Kosova triumfoi 3-4 ndaj Sllovakisë dhe tashmë është vetëm një ndeshje larg Botërorit. Dardanët gjejnë Turqinë në finale e Play off, në ndeshjen që do luhet në “Fadil Vokrri”. Gazetari Igli Çutra në “News24 fundjavë” vlerësoi dardanët si një përfaqësuese që pikë të fortë ka grupin.

“Kosova po na pëlqen jashtë masë, ka frymë grupi dhe po na mahnit. Kosova është e shtruar shumë mirë në fushë, jep më të mirën, Foda është trajner hermetik. Foda aktivizon kush është në formë dhe jo në bazë të emrave.

Te dardanët ka më shumë dëshirë. T’i shënosh 4 gola Sllovakisë nuk është pak, Sllovakia ka mundur edhe Gjermaninë. Kosova fitoi me lojë dhe rezultat. Pika e fortë e Kosovës? Grupi”- tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb