TIRANE- Të ndryshosh atë pjesë të trupit që nuk duron dot? E kush nuk do ta dëshironte dhe për këtë arsye të gjithë vrapojnë për të bërë ndërhyrje plastike. Ja çfarë ka zbuluar një studim i Eurisko mbi idenë e bukurisë.

Ai që zgjedh të ndihmohet nga kirurgu plastik, me siguri kërkon të korrigjojë apo edhe të trasformojë diçka që nuk e pëlqen në trupin e tij, ku në përgjithësi qëllimi është jo vetëm për tu dukur më bukur, por edhe më i ri.

E përkthyer në shifra do të thotë që më shumë se 10 mijë persona, nga 18 deri në 55 vjeç të intervistuar, në Itali, Gjermani, Amerikë, Kinë, Kore të Jugut etj, më shumë se gjysma e tyre (55%), nuk e përjashtojnë mundësinë e një apo më shumë ndërhyrjeve estetike në të ardhmen. Në vend të parë si nevoja më imediate e rregullimit, janë dhëmbët e shtrembër (34%), të pasuar nga dëshira për të holluar ijet duke hequr dhjamin (29%), më pas ndërhyrjet në hundë (27%). Ndërkohë rregullimet në fytyrë janë dy herë më të pëlqyera se sa në pjesën tjetër të trupit, madje mbetet dëshira më e madhe. Sipas një studimi ndërkombëtar i prezantuar nga Shoqata Italiane e mjeksisë estetike, ajo që na bën të lumtur nuk është edhe aq ideja për të patur një hundë të re, sesa ideja për të ngjarë më të bukur në sytë e të tjerëve. Bindja se një pamje më e mirë ofron avantazhe të ndryshme, bën që të bien të gjithë dakord, nga Milano në Seul. dërsa për pjesën tjetër “la ëish list” e estetikës flet në gjuhë të ndryshme; nëse në SHBA dhe Gjermani të eleminosh dhjamin nuk ka çmim (60% e dëshirojnë), në Azi makthi më i madh është humbja e tonifikimit dhe volumit të gjoksit, ijeve dhe barkut. Tek kapitulli i plakjes, kërkimet bien në një disakordancë; në Europë nuk është aq e frikshme të plakesh në krahasim me Amerikën, por kur hyn në detaje, lamtumirë mënçuri. Ndonjë qime floku të bardhë edhe mund ta tolerojmë, por rrudhat dhe qeskat poshtë syve absolutisht jo.

Në Klinikën Dermo Life, ndërhyrjet estetike më të kërkuara janë të hundës, sidomos tek moshat e reja. Në mosha mbi 30 vjec, femrat preferojnë të bëjnë gjoksin dhe barkun. Një kërkesë që ka filluar të bëhet gjithnjë e më frekuente është ndërhyrja e lipofilling, ose mbushja e vitheve me dhjamin e vetë pacientit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: