“Ja dolëm”, me këto fjalë dhe me një super foto, Georgina Rodrigues dhe C.Ronaldo, thyen rrjetin duke bërë publike dhe zyrtare martesën ndërmjet tyre. Mendohej se do të ishte dasma e shekullit, por Ronaldo dhe Georgina zgjodhën një ceremoni totalisht private, aq sa postimi i tyre në rrjetet sociale befasoi miliona fansa në mbarë botën. Fillimisht ishte ylli portugez që reagoi i pari në profilet e tij duke postuar një foto me unazat e martesës shoqëruar vetëm me inicialet e tyre.

Ronaldo2
Ronaldo2

Brenda pak orësh, statusi i Ronaldos mori mbi 2,3 milionë pëlqime. Më pas Georgina postoi një tjetër foto, këtë herë e veshur me fustanin e nusërisë, përkrah bashkëshortit të saj, C.Ronaldo duke shuar kureshtjen e fansave.

Ronaldo
Ronaldo

Sipas mediave, çifti i njohur u martuan në një ceremoni totalisht private në Cascias, në Portugali. Dyshja e famshme u njohën në vitin 2017 ku Georgina Rodriguez punonte si shitëse në një dyqan të Gucci-t. Në të njëjtin vit bënë publike edhe lidhjen e tyre, ndërsa pas 9 vitesh vendosën të martohen. Çifti kanë së bashku dy fëmijë, ndërsa Ronaldo është babai edhe i tre fëmijëve të tjerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: