PRISHTINE- Largimi i Teuta Sahatçisë nga LDK-ja për shkak të emërimit të saj konsulle e Kosovës në SHBA, nënkupton edhe dorëheqjen nga posti i deputetes së kësaj partie politike.
Me këtë rast, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, deputetja e radhës që do të zëvendësojë Teuta Sahatçinë është Mirjeta Kalludra, e cila ka qenë e renditur ne vendin e 57 të Listës së kandidatëve të LDK-së dhe e cila ka marrë gjithsej 6135 vota.
Deputetja e ardhshme Mirjeta Kalludra është nga Klina dhe ka qene kandidate e Degës së LDK-së nga kjo Komunë. Është menaxhere e një kompanie private.
(ed.me/BalkanWeb)
