BRITANI E MADHE

Sajid Javid do të rikthehet sërish në qeverinë e Boris Johnson, kësaj radhe si Sekretari për Shëndetësinë.

Pas skandalit që përfshiu Britaninë e Madhe me abuzimin e Matt Hancock i cili u ka duke u puthur me asistenten e tij, çoi në dorëheqjen prej postit dhe tashmë Javid do të ketë shansin të vijojë luftën me pandeminë.

Ai ka një eksperiencë të mërpashme në qeveri pasi në 2020 u dorëhoq nga kabineti pasi mbante detyrën e kancelarit.

Në deklaratën e parë Javid vlerësoi Hancock për punën e madhe që kishte bërë, teksa theksoi se objektivi i tij në detyrën e re është kthimi sa më parë në normalitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb