TIRANE

Dagz dhe Xheisara janë dy banorët që janë larguar nga Big Brother Vip. Votat e publikut kanë vendosur që Dagz të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Votat e publikut kanë vendosur që dy banorët të largohen, duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Në fillim u largua Xheisara. Ajo ishte në nominim me Egzonen dhe Tan Bramën. Shumicën e votave fatkeqësisht e siguroi pikërisht Xheisara.

Që të tre ishin të nominuar pasi mbetën në fund të zingjirit të shpëtimit që u bë të premten.Gjithashtu produksioni ka paralajmëruar që gjatë natës së sotme do të bëhen dy eliminime. Këtë gjë banorët nuk e dinë akoma.

Dagz është i larguari tjetër pas një nominimi surprizë dhe pak minutësh. Beatrix filloi një zinxhir shpëtimesh dhe në fund mbetën Dagz dhe Einxhel.

Dagz e mori me shumë sportivitet largimin, por qëndrimi i Einxhel mund të krijojë situata të reja në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb