TIRANE – Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi është shënuar edhe incidenti i parë.  Edhe pse nën masa të forta sigurie, gjatë rrugës nga aeroporti “Nënë Tereza” për në hotel “Sheraton” në Tiranë, autobusi i përfaqësueses së Serbisë është goditur me gurë.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesit e kombëtares serbe, gjatë konferencës për shtyp që zhvilluan pak minuta pasi u akomoduan në hotel.

Mediat në Serbi kanë publikuar një video të xhiruar nga brenda autobusit, ku duket momenti kur në drejtim të mjetit është qëlluar me gurë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb