IRAN- Dy anije të Marinës Amerikane që ishin të vendosura në Gjirin Persik, kanë përfunduar në ‘duart’ e Iranit, pak ditë më parë. Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar pamjet nga momenti i kapjes së marinsave amerikanë në ujërat iraniane.

Në videon e transmetuar, marinsat amerikanë duken të gjunjëzuar në anije, me duar prapa kokës. Ata janë mbajtur për disa orë në ishullin Farsi, që administrohet nga Garda Revolucionare Iraniane dhe më pas janë lënë të lirë.

Zyrtarët amerikanë thanë se njëra nga anijet ka pasur disa probleme mekanike, problem që ka shkaktuar hyrjen e tyre në ujërat territoriale të Iranit.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb