TIRANE – Njihet si grua e fortë dhe debatuese e ashpër, por Grida Duma nuk i ka kontrolluar dot emocionet dje, kur është përlotur live në emisionin “Opinion”! Ajo po komentonte deklaratat e Ornela Cenajt, motrës së Alda Cenajt, e vrarë në 29 Mars 2001 nga Marjan Rroku, kur është emocionuar dhe është përlotur.
“Ornela është një heroinë e vërtetë, që ka arritur e vetme të ndjekë, të gjejë dhe më pas të prangosë vrasësin e motrës dhe të nënës, duke pasur edhe ndihmën e autoriteteve amerikane.”- tha ajo.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: