Kur kërkon ndonjë vend të ri pune duhet të shqetësoheni për ato që do të thoni gjatë përshëndetjes me intervistuesin, dhe jo intervistën që do të bëni.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin që 12 fjalët e para janë çelësi nëse ti e fiton ose jo punën për të cilën po intervistohesh.

Impresioni i parë, me biseda të vogla krijon tek punëdhënësi një përshtypje negative ose pozitive për kandidatin.

“Resurgo Trust”, një organizatë bamirësie ndihmon të rinjtë në disavantazh për tu rektrutuar dhe për t’i shpëtuar gjykimit fillestar të ofruesit të punës. Ata kanë zbuluar se punëdhënësi gjykon cilësinë e të folurit tek kandidati.
Ata thonë se persona pa një të kaluar të gjatë në punë prezantohen me një fjalor të vogël dhe kjo i vë në disavantazh para punëdhënësve.
Iona Ledëidge, sugjeron: “Duhet ta çelësh atë botën e vogël sekrete që mbani nën veten tuaj dhe nuk ka të bëjë aspak me shtresën e lartë. Mund të çliroheni dhe të bëni dhe pyetje të tipit, “Si jeni me shëndet?”, ose “Si e keni kaluar fundjavën”, “A jeni lodhur në punë?”.

‘Gjëra si në një përshëndetje me recepsionistin, apo si ato që thua në pak minuta, ose kur ecën dhe përshëndet thjesht duke ecur në korridor. Këto situata shmangin boshllëqet, krijojnë impakt social”, thonë ekspertët.

Sipas tyre, “bisedat e vogla ndërtojnë një komunikim plot besim në vendet e punës”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: