Një nga deputetët e rinj që do të jetë në parlament që pritet të konstituohet më 12 shtator është edhe Erald Kapri, i cili vjen nga partia “Mundësia”, një forcë politike që prezantohet për herë parë në Kuvendin e Shqipërisë me dy deputetë së bashku me kryetarin Agron Shehaj.
I ftuar në emsionin Log. në News24, Kapri shpjegoi së pari pse ishte në SHBA me ftesë nga DASH dhe më pas tregoi vijën e kuqe të partisë “Mundësia” në parlament që ishte bashkëpunimi me PS-në, por nga ana tjetër, u shpreh se ishte kundër krijimit të grupeve parlamentare artificiale.
Erald Kapri: Ka një abuzim kur bëhet fjalë për marrëdheniet me ndërkombëtarët. Kjo bëhet sepse e kanë legjimitetin të kufizuar në Sjqipëri dhe vizitat apo takimi me një figurë të huaj, në mënyrë të vecantë zyrtarë të huaj, e përdorin maksimalisht për të rritur kuotat e tyre të brendshme politike, por që ne jemi të kujdesshëm në këtë pjesë. Une vlerësoj ftesën që m’u bë nga Departmenti i Shtetit në Amerikë për të marrë pjesë në një program lidershipi për të rinjtë e Evropës. Kam qëndruar 3 javë, nuk isha vetëm, kemi qenë 15 të rinj nga vende të ndryshme të Evropës.
Mundësia është një forcë pro perëndimore, madje ne mendojmë se marrëdhënia e Shqipërisë me Perëndimin duhet të jetë e panegociueshme, aq më tepër me SHBA-në, që duhet të jenë në rritje.
Si do të jetë Mundësia në Parlament? Do të kemi vazhdimësinë e Agron Shehajt që ka bërë në këto 8 vite. Opozita jonë do të jetë e fortë, e vërtetë dhe e drejtë, aq më tepër në këtë mandat të katërt të PS dhe me këto numra që ka. Ne do të jemi aty për kauza, qëndresa, ide, dhe alternativa. Nuk bëhet fjalë më për të bashkuar numra. Vija e kuqe për ne është bashkëpunimi me PS-në. Por nga krahu tjetër, kemi një qëndrim opozitar ndryshe. Nuk do të jemi në grupet parlamentare artificiale që u bënë këto ditë. As e kemi kërkuar, është një lloj pazari.”
