SHBA- Në pamje të parë të duket një foto e thjeshtë e një çifti që puthen, por nuk është ashtu. Kjo foto po bën xhiron e botës në web që kur Kevin Kennedy Ryan i publikoi në platformën ‘Imgur’ fotot e dasmës së tij. Arsyeja? Personazh u bë motra e tij, që po ta shikosh me vëmendje foton është e shtrirë në dysheme teksa çifti puthet. Mësohet se asaj i ra të fikët pikërisht në momentin kur ai po puthte nusen dhe aparati ka fiksuar gjithçka. Kevin tregon se atë ditë ishte shumë nxehtë, “asnjë nga ne nuk kishte ngrënë mjaftueshëm, dhe as nuk kishim pirë ujë.” Si duket uria dhe etja kanë qenë shkaktarët që motra e Kevin ra në tokë në një moment shumë të rëndësishëm, e për tu bërë pastaj e famshme në gjithë globin me fotot e saj.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb