Silvio Merkaj është një nga emrat që po spikatin këtë vit në futbollin italian. Sulmuesi I Entelës në Grupin B të Serisë C, ka shënuar 12 gola në këtë edicion dhe është një kandidat i rëndësishëm për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati, teksa synon që me skuadrën të arrijë ngjitjen në Serinë B.
Për këtë objektiv, por edhe për ofertat nga Shqipëria apo edhe një të ardhme në kombëtaren kuqezi, ai ka folur në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, duke zbuluar se cila ishte skuadra për të cilën do të kthehej përsëri në Shqipëri.
“Ky është kampionat për mua i rëndësishëm dhe nuk është aspak i lehtë. Jemi në vend të dytë në kampionat dhe objektivi është të shkojmë në Serinë B italiane, po luftojmë me dy skuadra të rëndësishme si Çezena dhe Rexhiana për të kaluar një kategori më lart. Kemi përballë dy skuadra të forta dhe për disa ndeshje do i kemi kundërshtarë ndaj janë të rëndësishme, sepse është objektivi ynë i sezonit.
Stiven Shpendi? Është një lojtar shumë i mirë, është më i ri, 19-vjeç, luan te Çezena dhe po luftojmë të dy për t’u ngjitur në Serinë B. Për 2-3 ndeshje do të jemi kundër? Nuk ka rivalitet me shqiptarëve, për mua janë rivalë të gjithë skuadrat e kampionatit dhe çdo sulmues ka objektiv të jetë golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Objektivi im ishte të arrija golat që bëra në sezonin e parë, 14. Tani kam 12, objektivi është të arrij atë shifër dhe pastaj të bëjë më mirë e të ndihmoje ekipin.
Oferta nga Shqipëria? Ka qenë në gusht, ka folur Entela me Partizanin, por pastaj nuk u bë gjë se skuadra më hoqi nga merkato për këtë sezon dhe të shohim verën tjetër, mund të ketë telefonata të tjera. Kishte edhe oferta të tjera nga kategori më të larta, Seria B, por vendimi i klubit ishte të më mbante se isha i rëndësishëm për të bërë hapin drejt Serisë B.
Nuk e ndjek shumë futbollin shqiptar por shoh ndonjëherë ndeshjet e klasifikimin si janë skuadrat. Shoh që Tirana e Partizani po luftojnë për kampionatin, por nuk kam informacione për kampionatin shqiptar.
Të luaj në Shqipëri? Mund të jetë te skuadra e qytetit tim që është Flamurtari, se jam nga Vlora. Mbase një ditë po, por objektivi për momentin është të vazhdoj këtu në Itali apo në kampionate të tjera.
Kombëtarja? Deri tani nuk kam marrë asnjë ftesë. Duhet të punosh akoma e ngrihesh në kategori, të jesh të paktën në Serinë B, që të arrijë një telefonatë nga kombëtarja dhe është një objektiv personal. Objektivi është të ngrihem në kategori, por të shohim më parë çfarë thotë Entela se kanë ata kartonin dhe kam kontratë deri në 2025. Nëse vijnë oferta të mira mund të më lënë të lirë.
E kam ndjekur kombëtaren në miqësore dhe ndeshje te tjera. E kam ndjekur kombëtaren, e fundit ishte me Italinë, më pëlqeu shumë si lojë. Ka pasur vitet e fundit trajnerë të mirë që kanë përmirësuar ekipin si De Biazi dhe Reja, që janë italianë dhe kanë bërë mirë. Për mua këta italianë që kanë kaluar në kombëtare kanë bërë mirë, për të bërë para futbollin shqiptar”, tha ndër të tjera Merkaj në intervistën e tij.
(BalkanWeb)
