Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 57 qytetarë, duke e çuar në 6888 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu, sipas MSH, gjendja në dy spitalet Covid vijon të jetë e qëndrueshme.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, thekson ministria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb