TIRANE- “…Nuk ka asnje shkak te bazuar ne prova per te menduar se deputeti Tom Doshi mund te largohej. Theksojme se deputeti Tom Doshi ka qene vazhdimisht ne dispozicion te organit te prokurorise qysh ne momentin qe ka marre dijeni per regjistrimin e kesaj ceshtjeje, gje qe e ka deklaruar nepermjet mbrojtesve te tij me memon derguar Prokurorit te Pergjithshem ne daten 23.03.2015. Po keshtu, ai ka qene nen mbrojtjen dhe shoqerimin e vazhdueshem te policise prej me shume se dy javesh. Ne keto kushte eshte absurde te mendohet se deputeti Tom Doshi mund ti shmanget hetimit. Eshte per t’u theksuar se ne urdherin e ndalimit, prokurori, nuk parashtron asnje prove per te vertetuar shkaqet ligjore qe percakton kjo dispozite ligjore por i referohet ne menyre te gabuar kushteve qe duhet te ekzistojne per arrestimin e personit dhe jo per ndalimin e tij, ku permend se qenia e tij e lire perben rrezik per marrjen ose vertetesine e proves”. Kështu thuhet në mbrojtjen e Tom Doshit, lexuar sot gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj deputetit në Gjykatën e Lartë, ku avokatët i kërkuan trupës gjykuese lirimin e menjëhershëm të klientit të tyre.
Kjo është zbardhja e mbrojtjes së bërë avokatët në seancën e sotme ku gjykata vendosi ‘arrest shtëpie’ për deputetin e Shkodrës, i cili dyshohet se ka sajuar ‘planin e vrasjes’ së tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, me porosi të kreut të Kuvendit, Ilir Meta:
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/03/mbrojtja-e-Doshit.docx” viewer=”microsoft”]
(ma.ar/BalkanWeb)
