TIRANE- Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të fytit, provoni të konsumoni sa më shumë lëngje. Por didratimi ndihmon në uljen e viskozitetit të mukusit dhe pastrimin më të lehtë të tij.

Ja disa këshilla shëndetësore:

Gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë
Përgatisni një përzierje me 1/2 lugë çaji kripë me rreth 240 ml ujë të ngrohtë për të zbutur dhe pastruar mukusin në rrugët respiratore.

Përdorni tableta, karamele ose përtypni çamçakëz pa sheqer
Këto produkte stimulojnë sekretimin e pështymës, e cila shplan dhe pastron fytin tuaj.

Mund të përdorni qetësues dhimbjesh
Analgjezikë si paracetamol apo ibuprofen të cilët mund përkohësisht të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të fytit.

Qetësoni zërin tuaj
Nëse keni laringit duke folur shumë mund të acaroni gjendjen deri në humbje të përkohshme të zërit tuaj.

Kujdesuni për lagështirën në ambjent (ajër)
Duke shtuar lagështinë në ajër parandalohet tharja e mukozës.

Shmangni ndotësit e ajrit
Mos pini duhan dhe shmangni ambjentet e mbushura me avuj apo tymra.

Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni një nga këto shenja apo simptoma: ethe, ndjesinë e të vjellave, të vjella, limfonodula (gjendra në qafë) të fryra, vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje, tonsila të qelbëzuara, afte në gojë, ose dhimbje të forta të fytit që nuk përmirësohen në disa ditë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: