Do të mbahet në Tiranë “J’adore Chopin”, Konkursi i parë pianistik rinor ndërkombëtar në Shqipëri.
Konkursi organizohet në datat 1 – 6 mars, me rastin e 215-vjetorit të lindjes së Frederik Shopen dhe 30-vjetorit të Shoqatës “Frederik Shopen” të Shqipërisë. Ideatori i nismës, Profesor Zhani Ciko sqaroi disa detaje.
“Pse duhet ky konkurs? Duhet për arsye se në vendin tonë organizohen shumë aktivitete, në rast se ka një specialitet që ka ecur në këto vite pianoja është ndër të parat.
Ka krijuar një faqe qerfulli qenia nevojë për një ballafaqim edhe me shkollat e tjera të Evropës. Pra kjo do ndikojë, që talentet e Shqipërisë që nuk kanë munguar. Kanë mundësi të ballafaqohen me këto arritje pra i shërben konsolidimit të shkollës sonë të pianos po dhe konfrontimit me kulturave ndryshme. Ky konkurs i parë ndërkombëtar ka diçka të rëndësishme, duke pasur në qendër materien bazë që është krijimtarinë e Shopenit, konfrontimi është në nivelin më të lartë të mundshëm”, shprehet Ciko.
Në konkurs marrin pjesë tri kategori, Kategoria e parë (deri 10 vjeç) Kategoria e dytë (11-15 vjeç) Kategoria e tretë (16-20 vjeç) Kategoria e katërt (21-26 vjeç) Kategoria “Ekstra” (deri 15 vjeç, për adhuruesit e pianos dhe muzikës të F. Shopen) Pjesëmarrësit do të interpretojnë vepra nga F. Shopen dhe kompozitorë të tjerë, si dhe vepra të kompozitorëve shqiptarë. Përveç çmimit të madh, konkursi jep 4 çmime të para, 4 çmime të dyta, 4 çmime të treta, çmimi “Shqiponja” çmime speciale, diploma dhe certifikata.
