TIRANE
Kejvina e priti 26-vjetorin në Dubai, aty ku po e shohim gjithmonë e më shpesh këtë vit.
Për modelen ishte përgatitur një super surprizë në jaht, me petale, tollumbaca, qirinj teksa festoi me Arta Elezajn, një tjetër vajzë të njohur që pushimet në Dubai i ka të shpeshta.
Por sigurisht që surprizën Kejvinës nuk ia bëri Arta, por partneri, të cilin modelja e prezantoi pak kohë më parë duke ia fshehur identitetin.
Sa për veshjen, duke qenë se në jaht e në mes të detit, Kejvina veshi ç’i kapi dora dhe u shfaq me bikini. Të dy vajzat dukeshin shumë seksi teksa kërcenin së bashku duke pirë e u dëfryer.
