Trajneri i njohur, Jurgen Klopp  foli së fundmi për tratativat me kombëtaren e Gjermanisë.

“Gjithçka është përshpejtuar. Julian-i u largua dhe tani DFB po kërkon një pasues. Ata po bisedojnë me mua, por duhet që të bëjmë bisedime intensive pasi kemi shumë probleme. Gjithçka do të qartësohet në ditët në vazhdim pasi mua më duhet që të flas edhe me punëdhënësin tim aktual, Oliver Mintzlaff. Unë e di që ai e ka shumë për zemër futbollin gjerman dhe se për këtë motiv është i hapur që të diskutojë me mua.

Mes të tjerash 59-vjeçari pranoi se ndihet gati për një sfidë të re. “Jam shplodhur mjaftueshëm dhe tani ndihem gati për një sfidë të re. Jam i karikuar në maksimum. Na pret një punë e madhe pasi kemi një detyrë të vështirë. Futbolli gjerman është në një udhëkryq të vërtetë dhe ne duhet që të bëjmë ndryshime rrënjësore”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb