Sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez ka folur së fundmi për një transferim të mundshëm te Barcelona. Ai shprehet se për momentin është i fokusuar te skuadra madrilene, por që në të ardhmen, nuk i dihet asnjëherë.

“A kam ndërmend të luaj për Barcelonën apo PSG-në? Sinqerisht, nuk e di.  Shoh çfarë thonë njerëzit në rrjetet sociale… në Spanjë flitet shumë për mua dhe Barcelonën. Për momentin jam i përqendruar te Atletico, dhe do ta rishikojmë situatën në fund të sezonit”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb