Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, së bashku me kyeministrin Edi Rama zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.

Balla në fjalën e tij, duke folur për projektet e mandatit të tretë qeverisës, tha se Elbasani ka dy gjëra kryesore gjatë periudhës 2021-2025, që janë bypass-i dhe linja hekurudhore.

“Do doja të krijoja një diskutim në nivel qarku për sfidat dhe në kuadër të platformës Shqipëria 2030. Edhe Elbasani ka platformën e saj në Shqipëria 2030. Nëse hedhim sytë pas, në vitin 2013 duhej 1 orë e 30 minuta për të shkuar nga Elbasani në Gramsh, tashmë 45 minuta. Nëse duan të shkojnë në Korçë, mund të shkojnë dhe nga Gramshi. Nëse shkojmë në Belsh, është transformuar totalisht. Nëse shkojmë në Cerrik, është shembulli i qartë i mirëqeverisjes. Në Cërrik janë tetë vite të humbura nga qeverisja vendore e PD dhe LSI, ndërsa tashmë vitet e fundit janë investime me cilësi, që i rezistojnë kohës. Mbështetja e qeverisë ka qenë maksimale, por punët pa duk nga Bashkia.

Në Librazhd janë realizuar të gjitha pritshmëritë, por skemi shkopin magjik që ta transformojmë brenda 4 apo 8 viteve gjithë qarkun. Kemi shumë projekte transformuese. Unë jam krenar që qeveria gjermane do investojë në Elbasan si ansjëherë tjetër më parë. Ka përufnduar në Librazshd e prrenjas, tanimë 13.8 milionë euro në Elbasan investime në kanalizim e ujra.

Turizmi në Elbasan është një tjetër fokus i rëndësishëm. Këtu ku jemi kemi muzeun etnografik të Elbasanit. Këtu një shtëpi e vjetër Elbasanase. Model turizmi është dhe kalaja e Elbasanit. Është kalaja më e madhe fushore në Ballkan. Ku gjen brenda 500 metra katrorësh xhaminë, katedralen dhe objekte të kultit hebraik. Elbasani 2021-2025 do të ketë bypasin, i cili është domosdoshmëri. Edhe për shkak të transformimit t madh të infrastrukturës dhe linja hekurudhore, ku kemi një projekt shumë të madh. Asnjëherë nuk e shohim zhvillimin e Elbasnait pa bashkitë tjera, përfshirë këtu dhe Peqinin. Kush e ka shijuar kuzhinën tradicionale të Peqinit, mund ta kuptojë se dhe ai qytet është një atraksion turistik.

Një pjesë e agjencive turistike që kanë kthyer Elbasnin në atraksion dhe i falenderoj këtë. Elbasani një atraksion në fundjavë edhe për Tiranën, jo vetëm Durrësi, por asetet turistike të Elbasanit mjaft atratktive, Funari, Sotira etj. E fundit, që lidhet me punësimin, jam i gatshëm të përballem me këdo, për numrin e të punësuarve. Në Elbasan kemi arritur ta dyfishojmë numrin e të punësuarve. Këtë e shoh tek ata që janë të regjistruar tek Sigurimet Shoqërore. Në vitin 2013, 30-40 mijë të punësuar, sot kjo shifër ështq dyfishuar. Shifër domethënëse në kuadër të objketivit për ta shndërruar Elbasanin në një aks ekonomik Durrës, Tiranë, Elbasan”, deklaroi Balla.

Në takim ishin të pranishëm dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, dhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb