Anis Mehmeti realizoi golin e pestë sezonal me fanellën e Bristol Cityt, teksa ndëshkoi Southampton në Championship. Sulmuesi shqiptar, foli për mediat, pas sfidës së fituar 3-1.

“Ishte një fitore e madhe ndaj një skuadre të fortë dhe jemi shumë të lumtur që morëm tre pikët. Kemi mentalitet të mrekullueshëm. E dinim që me një gol do të ndryshonim ndeshjen në çdo moment. Të ktheheshim në ndeshje ishte kyçe për ne, në pjesën e dytë ishim të mrekullueshëm.

Kam punuar shumë, duke u futur mes linjave dhe përtej vijës së fundit të mbrojtjes dhe gjithçka nisi nga një pasim i shkëlqyer i Robit. Jam shumë i kënaqur me atë gol. Ndryshimet tona varen nga ndeshja. Vendosëm për bllok të ulët, e dimë që me tranzicion mund t’i shënojmë kujtdo. Dhe u realizua. Vitin e kaluar ishim shumë mirë në shtëpi, këtë vit kemi qenë mirë në transfertë dhe jo në shtëpi.

Donim ta ndryshonim dhe nisi nga sot. E dimë që na pret një ndeshje e rëndësishme të shtunën, dhe duhet ta bëjmë tre fitore nga tre. Duhet të pushojmë, të rikuperohemi dhe të shkojmë drejt tyre, ta sjellim energjinë, dhe këtë do ta bëjmë”, u shpreh Anis Mehmeti.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb