Aleksandar Stankovic është grumbulluar nga kombëtarja e Serbisë, për ndeshjen ndaj Shqipërisë. Djali i ish-lojtarit të Interit, Stankovic, nuk fshehu emocionet për ftesën, ndërsa dha opinionin e tij edhe për sfidën ndaj kuqezinjve.

“Kam filluar që nga përfaqësuesja U-15 dhe gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kombëtaren A. Tani që jam këtu, është një ndjenjë e pabesueshme, një ëndërr e bërë realitet.

“Kur luaj për Serbinë, jam gjithmonë i motivuar në maksimum. Unë kudo prezantohem si serb. Kam pasur disa herë oferta për të luajtur për Italinë, por përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë: Unë jam serb dhe dua të luaj vetëm për Serbinë.

Normalisht, tensioni rritet para çdo ndeshjeje. Po përgatitemi me qetësi, duke analizuar kundërshtarin në detaje. Nuk i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë, por këto ditë po punojmë shumë për t’u përgatitur siç duhet”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb