Prej ditësh rrjeti zien nga teoritë konspirative se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të ketë ndërruar jetë.
Kjo bëri që Netanyahu të publikojë një video ku shfaqet duke biseduar me njerëzit dhe duke u kujtuar qytetarëve të qëndrojnë pranë një hapësire të sigurt për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa iraniane.
Në këtë mënyrë, Netanyahu u përpoq të hidhte poshtë teoritë konspirative. Agjencia e lajmeve Reuters arriti të verifikojë vendndodhjen që përputhej me imazhet e satelitore të zonës.
Video në natyrë e Netanyahut u publikua një ditë pasi ai u shfaq në një kafene duke hedhur poshtë lajmet se ai mund të ishte vrarë.
“Jam i vdekur… për kafe”, tha ai.
Ndërkohë edhe videoja e Netanyahut është përballur me analiza të detajuara online, ku janë kapur disa detaje sa i përket vërtetësisë së videos apo faktit që mund të jetë krijuar me Inteligjencë Artificiale.
View this post on Instagram
Disa detaje të kapura janë fakti që në video, në një moment unaza e Netanyahut zhduket nga gishti, një episode tjetër data në faturën për kafen, është 14 prill 2024.
Kjo vjen teksa lufta midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e tretë. Konflikti u përshkallëzua pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kryen sulme të përbashkëta ndaj Iranit muajin e kaluar.
Sulmet vranë Udhëheqësin Suprem 86-vjeçar të Iranit, Ali Khamenei, dhe shkaktuan një konflikt më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme.
