Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe ofendimeve, duke theksuar se ai është i angazhuar në një mision për të vendosur Shqipërinë në tryezën e Këshillit Evropian dhe për të marrë hak për veten e tij dhe shqiptarët.

Rama u shpreh se është këtu për të kundërshtuar përqeshjet dhe poshtërimet që shqiptarët kanë përjetuar, si dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij dhe të gjithë shqiptarët.

Ai theksoi se angazhimi i tij ka një qëllim të madh dhe se nuk do të lejojë që të poshtërohet përmes ofendimeve të pabaza.

Edi Rama: Ja urdhëro “ti je më sheik sesa sheiku”, ca të të them unë ty tani, të ta them shqip fare? Jo s’po ta them se pastaj thonë u nervozua Edi Rama, se ti e do shqip farë. Ku e di ti, çfarë di ti për mua veç atyre që kam deklaruar? Ku e di që bën një ofendim kaq të madh? Kjo është një arsye e mjaftueshme për të gjithë ata që besojnë, sepse unë jam këtu që të vendosur atë “Albania” në tryezën e Këshillit Evropian.
Jam këtu për të marrë hak për veten time kur isha emigrant. Kur kaloja kufirin dhe më shihte polici sikur shihte dikë që po hynte në vendin e tij për të bërë një akt terrorist, jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët, poshtërimet që na janë bërë në gjithë vitet e historisë, poshtërimet që janë kemi bërë ne vetes. Jam këtu për të marrë hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për të voglin se të tjerët janë të mëdhenj le të marrin vetë hak po të duan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb