I pyetur nëse do të pranonte të kandidonte për kreun e bashkisë së Tiranës, aktivisti Gjergj Bojaxhi u shpreh se kjo nuk do të ndodhte, pasi është kundërshtar i modelit të Berishës dhe mënyrës si ai drejton.

Bojaxhi tha se kjo është arsyeja që dhe Hasimja nuk u pranua si kandidaturë nga e djathta.

Sa i takon zgjedhjeve, si ish-kandidat dikur në 2015 për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi e sheh garën e demokratëve të vështirë përballë modelit tjetër që ofron e majta, më e sofistikuar dhe e vështirë për tu ndryshuar.

Ne e kemi këtë model në partinë që qeveris vendin, një njeri që kontrollon cdo gjë e kemi në qeveri, dhe opozita nuk e mund këtë sepse nuk sjell dot model tjetër. Që ta rrëzosh duhet të dalësh me një model tjetër.

Gjergj Bojaxhi: Jam kundërshtar i Berishizmit, mënyrës si ai drejton. Jam kundër modelit. Kjo është arsyeja që Hasimja u dogj se jemi kundër këtij modeli.

Ne e kemi këtë model në partinë që qeveris vendin, një njeri që kontrollon cdo gjë e kemi në qeveri, dhe opozita nuk e mund këtë sepse nuk sjell dot model tjetër. Që ta rrëzosh duhet të dalësh me një model tjetër.

Modeli është sofistikuar, është më e vështirë ta ndryshosh.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb