Një tjetër trofe në CV e tij fantastike. Pep Guardiola është pa diskutim një legjendë e gjallë, shifrat dhe trofe që ka fituar e kanë kthyer në një mit teknikun spanjoll. Ajo që Pep ka bërë te Man.City është një histori që do të kujtohet ndër brenza, ky ishte titulli i tij i 6-të në tetë vite, titulli i katërt radhazi, si asnjë tjetër më parë. Me suksesin në Angli, Pep e dërgon në 38 numrin e trofeve të fituar:

“Kur erdha këtë, nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja 6 tituj në 7 vite, do ta merrja për të çmendur. Titulli në javën e fundit? Arsenal na ka shtyrë në një tjetër nivel. Më përpara e kishte bërë Liverpool. Ky kampionat ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Guardiola duke bërë më pas një koment për Jurgen Klopp:

“Do të më mungojë shumë. Jurgen ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e karrierës time. Më ka dërguar në një nivel tjetër si trajner. Kam një ndjesi se do të rikthehet, e falënderoj shumë për fjalë që ka thënë për mua, se jam trajneri më i mirë në botë”, theksoi Guardiola duke bërë në fund dhe një koment në lidhje me të ardhmen e tij në krye të Man.City, skuadër me të cilën ka një kontratë deri në 2025:

“A do të rinovoj? E vërteta është se jam më pranë largimit se sa qëndrimit. Kam folur me drejtuesit, i kam thënë se për momentin do të qëndroj. Do të jem këtu edhe vitin e ardhshëm, më pas do të flasim. U bënë 8 vite këtu, nëntë bashkë me vitin tjetër, të shohim”, u shpreh Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: