Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka folur për gjyqin që po zhvillohet për “Gërdecin”, tragjedinë e 15 marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona.
Mediu tha se, ka shkuar në proces gjyqësor për familjarët e viktimave për të cilët ndjen detyrim.
“Unë kam qenë ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen si detyrim moral, edhe pse më këshilluan mos ta jepja por unë kisha bindjen time se pas asaj ngjarje nuk mund të rrija në krye të ministrisë, ndaj lëshova imunitetin. Ndjej keqardhje në raport me ata, por kjo duhet ballafaquar me anë ligjore të problemit”, tha Mediu.
Fatmir Mediu: Nëse unë kam detyrim për të shkuar në proces, e bëj për familjarët e viktimave.
Unë kam qenë ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen si detyrim moral, edhe pse më këshilluan mos ta jepja por unë kisha bindjen time se pas asaj ngjarje nuk mund të rrija në krye të ministrisë, ndaj lëshova imunitetin. Ndjej keqardhje në raport me ata, por kjo duhet ballafaquar me anë ligjore të problemit.
Ajo studio dhe ai grup për vite me radhë kanë paguar para, kanë bërë libra, filma, kanë stimuluar Gazeta, cdo gjë që është e mundur vetëm e vetëm që të tregojnë se këtu në Gërdec e ka fajin Fatmir Mediu.
