Spanja, rivali i Shqipërisë në “Euro2024”, vijon punën për kampionatin evropian, një turne ku iberikët kërkojnë t’i shkojnë deri në fund. Luis de la Fuente nuk fshihet, por është i qartë në lidhje me objektivin dhe pritshmëritë. Trajneri i “furisë së kuqe” nuk e ka mbyllur ende listën me lojtarët që do të marrë në Gjermani, por së fundmi njoftoi se në kombëtare mund të rikthehet një njohje e vjetër si Isco, ish lojtari i Real Madrid, tani pjesë e Betis:

“Isco nuk ka qenë në kombëtare prej një kohe të gjatë, por e njohim dhe e dimë shumë mirë kualitetin e tij. Unë e deklaroj publikisht se jam një admirues i tij. Spanja ka fatin që në organikë të ketë shumë futbollistë të mirë, vendimin për lojtarët e grumbulluar do ta marrë pak më vonë. Por, i di të gjitha alternativat. Isco po bën shumë mirë, e meriton dhe ka mundësi që të jetë pjesë e kombëtares.

Unë shoh një Spanjë shumë të fortë për Europianin, jam një “gladiator” dhe nuk futem në luftë nëse nuk mendoj se do ta fitoj atë. Në do të luftojmë fortë për të fituar Europianin”, u shpreh De La Fuente.

Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë ndeshjen e tretë të grupit më datë 24 qershor në orën 21:00 në stadiumin Merkur Spiel-Arena, të Dyseldorfit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb