Drejtuesja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri, e ftuar në emisionin Log. në News24, duke komentuar për temën “P/ligji i ri: sa gjini ka? Burrë-grua apo edhe…”, personalisht ajo është pro nismës për më shumë se dy gjini.

Sipas Ballaurit, shoqëria shqiptare tashmë është më e hapur rreth kësaj teme, por njohja ligjore mbetet për t’u parë. Ballauri solli në vëmendje edhe një temë tjetër, homofobinë, që në Shqipëri është një fenomen i përhapur.

Elsa Ballauri: Nuk besoj se është një fenomen që habit tashmë shoqërinë shqiptare, pasi këto tema kanë vite që diskutohen në vendin tonë. Shumë vite më parë ligji kundër diskriminimit ka hapur debate të jashtëzakonshme. Tani shoqëria shqiptare është përgatitur. Tani cështja e gjinisë mund të shihet ndryshe nga sa është parë më parë, në mënyrë konservative.

Unë jam pro nismave për më shumë se dy gjini. Tani duhet përfunduar. Njerëzit në këtë pikë janë ose pro ose kundërta. Po flasim për njohje ligjore. Nuk kemi diskutuar një temë tjetër, homofobinë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb