Një i ri nga Dibra Leo Roçi rezulton i zhdukur prej disa ditësh.

Babai tregoi në një lidhje përmes ‘Skype’ për moderatoren e emisionit, Evis Ahmeti se kur ka kontaktuar për herë të fundit me të birin.

Ai ka treguar se kontakti i fundit i të birit ka qenë me dajën, ndërsa shtoi se më pas djali i ka dërguar djalit të dajës një video nga kufiri serbo kroatt.

“Jam te doganat o kusho. Ja Serbia, ja Kroacia”, dëgjohet të thotë ai.

“Ne si familjarë nuk kemi pasur më komunikim me të.
Me dajën ka komunikuar për herë të fundit në orën 02:30 të mëngjesit në 21 maj. Ka informuar djalin e dajës me anë të një videoje për t’i bërë me dije se ka mbërritur deri në atë pikë në doganën serbo-kroate. I ka thënë ta dini deri kur kam arritur.

Daja nga Zvicra e mori në telefon dhe telefoni i tij ka qenë i ndezur por askush nuk është përgjigjur.
20 minuta pas kontaktit të fundit djali nuk është përgjigjur. 15 orë telefoni ka qenë i ndezur. Dy ditë është fikur telefoni. Pas dy ditësh është ndezur telefoni, pastaj na është përgjigjur një grua në gjuhën serbe”, tha ai.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është transmetuar edhe videoja që Leo i ka dërguar kushëririt të tij ku tregonte se ishte në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

RRUGËTIMI

Roci është nisur me datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë nuk ka patur biletë për më tej dhe ka fjetur në një hotel në kryeqytetin e Kosovës.
Të nesërmen më 20 maj është nisur me një taxi për në Serbi nga dogana Merdare. Pasi ka kaluar doganën me taxi, taxia e ka çuar në autobusin që nisej për në Beograd.
Prej andej me një taxi tjetër ka shkuar në piken kufitare Serbi-Kroaci, ku ka kontaktuar për herë të fundit me familjarët. Familjarët e tij ngrenë dyshime për diçka të keqe që mund t’i ketë ndodhur nga persona me të cilët ka qenë në burg dhe kanë frikën se edhe nuses dhe fëmijës së djalit mund t’iu ndodhë diçka e keqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: