Deputetja Flutura Açka, e ftuar në News24 foli për sulmin ndaj televizionit News24.
Ajo u shpreh se është trishtuar shumë për agresionin ndaj TV. Sipas saj, shteti ka marrë revanshin e forces nga 83 mandatet e fituara dhe se ka nisur të dhunojë. Më tej, Açka deklaroi se SPAK duhet të hetojë e të hapë dosje për sulmin ndaj News24.
Deputetja Flutura Açka: Jam trishtuar shumë për atë që ka ndodhur ndaj News24. Shteti ka detyrim ndaj medias. Shteti në vend se ta rregullojë median, e shkatërron. Është e trishtueshme, që shteti ndërhyn me ushtri. Gjërat mund të rregullohen me ndërmjetësim. Ndodhën disa gjëra para sulmit ndaj News24, edhe ajo në Theth. Qeveria po tregon forcën. Është një lloj puçi, sepse ushtria vihet në punë kur ka puçe.
Për mua, News24 është media shumë e mirë, transparente dhe e hapur për të gjithë. Politikanët duhet të mbështesin median e lirë, sepse kësisoj mbështesin veten. Edhe ndërkombëtarët kanë reaguar pak, në krahasim me atë që pritej. Nuk mund të merren dosjet personale të gazetarëve, sepse janë çështje profesionale. Ardi Veliu ka marrë dokumentet personale të gazetarëve dhe për këtë SPAK të hetojë, të hapë dosje.
