Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi të hënën ka thënë se ky vend është partner i fortë i NATO-s dhe se e mbështet rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin malazias, Milojko Spajiç, O’Brien është shprehur krenar që po qëndron të hënën në Mal të Zi.

“Me këtë Qeveri ka mundësi për të filluar një integrim më të thellë, jo vetëm evropian, por transatlantik. Ne mbështesim qëllimin e Malit të Zi për të qenë anëtar i BE-së”, ka thënë O’Brien, raportoi transmetuesi publik i Malit të Zi.

Në adresimin për shtyp, Spajiç ka thënë se temë kryesore e takimit me O’Brien ishte ekonomia, teksa ka theksuar se pret rezultate të mëdha sa i përket tregut malazias.

“Ne presim që ekonomia amerikane të jetë më e interesuar për tregun tonë. Kemi 90 reforma që duhet të zbatohen për t’iu afruar tregut të BE-së. Presim më shumë tregti, investime dhe turistë nga Amerika”, ka thënë Spajiçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: