James Rodriguez i ka dhënë drejtim të ardhmes. Mesfushori i njohur kolumbian ka firmosur me brazilianët e San Paolos. Rodriguez ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2025.

32-vjeçari ka luajtur më parë për Porton, Monacon, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur eksperienca me Real Madrid. Në vitet e fundit, ai ka ndërruar shumë ekipe, ku ka kontribuar për Everton, Al-Rayyan dhe Olympiacos. “Mesfushori kolumbian nënshkroi me São Paulo deri më 30 qershor 2025” – Shkruan klubi i njohur i San Paolos nëpërmjet kanaleve zyrtare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: