Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare James Watson, një nga shkencëtarët që zbuluan strukturën e ADN-së dhe revolucionarizuan mjekësinë, luftën kundër krimit dhe gjenealogjinë.

Ky zbulim e shndërroi atë në një figurë të shenjtë të botës shkencore për dekada të tëra.

Watson ndau çmimin Nobel në 1962 me Francis Crick dhe Maurice Wilkins për zbulimin se acidi deoksiribonukleik, ose ADN-ja, është një helikë e dyfishtë e përbërë nga dy zinxhirë që përdridhen rreth njëri-tjetrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb