Drejtori i News24, Robert Rakipllari i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, doli për krimin e organizuar dhe mafien shqiptare.
Ai u shpreh se nuk ekziston një mafie e mirëfilltë shqiptare, por ka kriminelë, emigrantë të cilët janë kriminalizuar.
Sakaq tha se SPAK dhe organet e drejtësisë kanë vënë në hetim raste që referohen nga jashtë vendit, ndërsa shtoi se janë arrestuar vetëm bishtat dhe jo kokat e tyre, kjo referuar bandave të krimit.
“Ajo që la lidhje me ne është fakti që ka kriminalë, shqiptarë emigrantë dhe janë përfshirë në krimin e organizuar. Këtë logjikë do kisha unë. Ndryshe nga ajo siçiliane, ku kishte organizim. Nuk ekziston një mafie shqiptare e tillë. Por, ka kriminale, emigrantë shqiptarë që janë kriminalizuar. Njësoj se kanë bërë ‘karrierë’ në atë vend.
Dritan Rexhepi ishte një trafikant i niveleve të larta që ka trafikuar kokainë, problemi qëndron se këta lloj kriminelësh bëjnë një pjesë të mirë të parave, i lajnë në Shqipëri. Përmes kësaj mafie kemi ndërtuar një ekonomi jo konkurrente, që dëmton zhvillimin e jetës këtu. Pra ndikimi i këtij aktiviteti kriminal jashtë shtetit, në Shqipëri, ky është problemi kryesor dhe mesa kam parë SPAK dhe organet e drejtësisë kanë vënë në hetim raste që referohen nga jashtë. Nuk janë arrestuar të gjithë, vetëm, bishtat, jo kokat e tyre.”, u shpreh Rakipllari.
(BalkanWeb)