Ndërkohë që trumpetonin një miqësi vëllazërore ndërkohë që ishin pjesë e formatit të “Big Brother Vip”, por edhe pas përfundimit të tij, shoqëria mes Sabian Medinit dhe Ilir Shaqirit duket se ka pësuar një krisje.

Për diçka të tillë ka reaguar edhe një nga ish banoret, aktorja Monika Lubonja.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ajo nënkuptoi se një gjë të tillë e priste, pavarësishts e nuk i është drejtuar drejtpërdrejtë Sabianit, por si referim ka përdorur një… qen, me të cilin është shfaqur në postim.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më. “Qylja e madhe plasi, e unë s’kam çtë bej tjetër ,veçse të qesh”, ka shkruar aktorja.

Kujtojmë se gjatë një intervistë në emiosionin e vëllezërve Veshaj “Më ler të flas” Sabiani tha se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla, i cili sipas tij kishte [përfitur nga miqësia e tyre.

Biseda gjatë emisionit:

Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?

Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @monikalubonja

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb